Papunësia në Zvicër rritet në 3 për qind, mbi 139 mijë persona të regjistruar si të papunë

Papunësia në Zvicër rritet në 3 për qind, mbi 139 mijë persona të regjistruar si të papunë

Norma e papunësisë në Zvicër është rritur në 3 për qind gjatë muajit korrik, duke shënuar një rritje prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin qershor, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të publikuara, deri në fund të korrikut 139.276 persona ishin të regjistruar si të papunë në Qendrat Rajonale të Punësimit (RAV), që paraqet një rritje prej 1.1 për qind krahasuar me muajin e kaluar dhe 7.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve u rrit me 0.6 për qind krahasuar me qershorin.

Nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës të regjistruara në RAV ra në 45.156, që është 4.4 për qind më pak se në muajin qershor. Edhe pas korrigjimit sezonal, rënia rezulton 0.6 për qind.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se rritja e papunësisë lidhet kryesisht me faktorët sezonalë, ndërsa tregu zviceran i punës vazhdon të mbetet përgjithësisht i qëndrueshëm edhe gjatë periudhës së pushimeve verore./Albinfo.ch

The post Papunësia në Zvicër rritet në 3 për qind, mbi 139 mijë persona të regjistruar si të papunë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.