Paralajmëron sociologu pas ikjes masive të qytetarëve: Do të kenë probleme shteti dhe bizneset
Sociologu, Bekim Selishta, për FrontOnline e sheh si rrezik ikjen e qytetarëve nga Kosova, madje thotë se pjesa që është larguar nga Kosova janë kryesisht gjenerata më vitale e vendit. ‘’Pjesa që kanë emigruar janë kryesisht pjesa që janë e aftë për punë që është gjenerata më vitale, më e rëndësishme e vendit. Tek ne

Sociologu, Bekim Selishta, për FrontOnline e sheh si rrezik ikjen e qytetarëve nga Kosova, madje thotë se pjesa që është larguar nga Kosova janë kryesisht gjenerata më vitale e vendit.
‘’Pjesa që kanë emigruar janë kryesisht pjesa që janë e aftë për punë që është gjenerata më vitale, më e rëndësishme e vendit. Tek ne kjo moshë po largohet’’ thotë ai.
Selishta, potencon se me largimin e qytetarëve, Kosova do të ketë probleme dhe këto pasoja do i ndjejnë edhe bizneset dhe firmat, por edhe vetë shteti.
‘’Kemi me pasur probleme edhe firmat edhe bizneset edhe shteti me ikjen e kësaj moshe. Problem tjetër është se tek ne ka punuar komplet gjenerata, ku popullata është plakur për 5 vite dhe ky është rrezik i madh’’ shprehet ai.
Sipas tij, mos siguria e vendit të punës, pagesat jo të rregullta dhe mos respektimi i punëtorit, kanë sjellur që të ketë emigrim të lartë.
‘’Mos siguria e punës, sigurimi i vendit të punës, mos pagesa me rregull. Siguria e kontratës së punës’’ u shpreh sociologu Selishta