Parashikimi i motit për ditët në vijim
Vranësirat dominojnë më shumë qiellin e vendit dhe gjatë ditës së mërkurë, megjithëse fillimisht mund të ketë më shpesh intervale me diell. Më vonë të reshura shiu mund të shfaqen nga pjesë perëndimore të vendit, kryesisht shiu, e zonave malore dëbore. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në

Vranësirat dominojnë më shumë qiellin e vendit dhe gjatë ditës së mërkurë, megjithëse fillimisht mund të ketë më shpesh intervale me diell. Më vonë të reshura shiu mund të shfaqen nga pjesë perëndimore të vendit, kryesisht shiu, e zonave malore dëbore.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e maksimale arrinë deri në 12C e 14C.
Nga dita e enjte në vend do të ketë më shumë vranësira e priten periudha me të reshura shiu kohëpaskohe. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C deri në 8C e 9C. Në fundjavë vazhdojnë të reshurat e shiut, që ditën e diel me rënie të temperaturave prite të shndërrohen apo përzien me borë. Maksimalet zbresin në 4C e 6C. Minimalet mbesin mbi 0C, 2C deri 4C. Nga dita e premte erërat ndryshojnë drejtimin në verilindore, e frynë të lehta dhe mesatare 4-10m/s.