Paris, mbyllet për restaurim qendra historike ”Pompidou”

Qendra historike ”Pompidou”, në zemër të Parisit, do të mbyllet sot në mbrëmje për të paktën pesë vjet për një rinovim të madh, me Arabinë Saudite që kontribuon në koston e parashikuar prej 463 milionë eurosh (544 milionë dollarë) të punimeve. Qendra e artit dhe kulturës, e cila u hap në vitin 1977 dhe strehon [...]Read More...

Paris, mbyllet për restaurim qendra historike ”Pompidou”

Qendra historike ”Pompidou”, në zemër të Parisit, do të mbyllet sot në mbrëmje për të paktën pesë vjet për një rinovim të madh, me Arabinë Saudite që kontribuon në koston e parashikuar prej 463 milionë eurosh (544 milionë dollarë) të punimeve.

Qendra e artit dhe kulturës, e cila u hap në vitin 1977 dhe strehon muzeun e njohur kombëtar, Muzeun e Artit Modern, për vite me radhë ka tërhequr miliona vizitorë dhe ka pritur ekspozita legjendare.

Dhoma shtesë do të krijohen në ish-parkingjet nëntokësore të qendrës dhe një tarracë e madhe do të ndërtohet në katin e shtatë. Sipas qendrës, shteti francez do të mbulojë 283 milionë euro dhe vetë institucioni do të mbulojë 180 milionë euro.

Deri më tani, qendra ”Pompidou” ka siguruar 100 milionë euro, përfshirë 50 milionë euro nga Arabia Saudite, duke lënë një mungesë prej 80 milionë eurosh. Me mbi 110 000 vepra, muzeu i artit modern ka një nga koleksionet më të rëndësishme të artit modern dhe bashkëkohor në botë.

Gjatë mbylljes, veprat do të shfaqen në ekspozita të jashtme. Nga fundi i vitit 2026, ato do të jenë gjithashtu në ekspozitë në qendrën e re ”Pompidou Francilien”, në periferinë jugore të Parisit, Massy.