Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin palestinez

Kanadaja po planifikon të njohë shtetin palestinez. Kështu ka deklaruar kryeministri Mark Carney. Kanadaja bëhet kështu vendi i tretë i G7 që merr një vendim të tillë. Megjithatë Carney tha se një veprim i tillë do të varet nga kushte të caktuara, duke përfshirë edhe angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e [...]Read More...

Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin palestinez

Kanadaja po planifikon të njohë shtetin palestinez. Kështu ka deklaruar kryeministri Mark Carney. Kanadaja bëhet kështu vendi i tretë i G7 që merr një vendim të tillë. Megjithatë Carney tha se një veprim i tillë do të varet nga kushte të caktuara, duke përfshirë edhe angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij.

Ky qëndrim vjen një ditë pasi Britania deklaroi se do ta njihte shtetin palestinez në shtator nëse Izraeli nuk pranonte një armëpushim. Ndërsa javën e kaluar ishte Franca ajo që deklaroi se do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

/abcnews.al/