Pas deklaratës të Kaderit për Gjestin, reagon Egli?

Mbrëmë, Kader i vuri pikat mbi i në një rrëfim pa dorashka për Prive By Liberta Spahiu, ku foli hapur për gjithë verën e mbushur me thashetheme dhe për komentet që e vinin në qendër të portaleve. Mes një furie reagimesh nga publiku, ajo u tregua e qartë dhe madje foli në superlativ për Eglin, […]

Pas deklaratës të Kaderit për Gjestin, reagon Egli?

Mbrëmë, Kader i vuri pikat mbi i në një rrëfim pa dorashka për Prive By Liberta Spahiu, ku foli hapur për gjithë verën e mbushur me thashetheme dhe për komentet që e vinin në qendër të portaleve.

Mes një furie reagimesh nga publiku, ajo u tregua e qartë dhe madje foli në superlativ për Eglin, duke hedhur poshtë çdo insinuatë për përfshirjen e saj në prapaskenat e raportit me Gjestin.

E duket se kjo intervistë ka prodhuar lëvizje: fansat kanë pikasur sot se Egli dhe Kader tashmë ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, një detaj që nuk ekzistonte më parë. Për shumëkënd, ky është sinjali i qartë se fjalët e Kaderit jo vetëm kanë arritur tek Egli, por edhe kanë hapur derën e një marrëdhënieje të re mes tyre.

Ky zhvillim forcon edhe më tej bindjen se Kader nuk ka qenë kurrë arsyeja e krisjes mes Gjestit dhe Eglit, duke e pastruar imazhin e saj nga një histori ku u përfol pa të drejtë.