Pas dështimit 52 të seancës, shefi i BE-së i shkon Kurtit në zyre – diskutohet aktualiteti politik

Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend. “Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë

Pas dështimit 52 të seancës, shefi i BE-së i shkon Kurtit në zyre – diskutohet aktualiteti politik

Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend.

“Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, njofton ZKM.

Kryeministri në detyrë dhe Orav kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së në kuadër të integrimit evropian.

 “Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.