Pas Rusisë, edhe Kina dënon sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit

Kina dënon fuqishëm sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndaj objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha të dielën Ministria e Jashtme kineze, raporton Reuters. Ky veprim shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit. [...]Read More...

Pas Rusisë, edhe Kina dënon sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit

Kina dënon fuqishëm sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndaj objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha të dielën Ministria e Jashtme kineze, raporton Reuters.

Ky veprim shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Kina u bën thirrje palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të ndërpresin sulmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat, tha ministria.