Pas telefonatës me Putin, Trump bisedon me Zelensky: Fokus, mbrojtja ajrore e Ukrainës
Pas një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, ish-presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një tjetër telefonatë 40-minutëshe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, presidenti Zelensky bëri të ditur se diskutimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në kuadër të përshkallëzimit të sulmeve ruse. Mediat [...]Read More...

Pas një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, ish-presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një tjetër telefonatë 40-minutëshe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, presidenti Zelensky bëri të ditur se diskutimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në kuadër të përshkallëzimit të sulmeve ruse.
Mediat amerikane, duke cituar burime pranë Shtëpisë së Bardhë, konfirmojnë se Trump ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Ukrainën në fushën e mbrojtjes nga ajri.
Zelensky shtoi gjithashtu se një tjetër pikë kyçe e bisedës ishte prodhimi i përbashkët në sektorin e mbrojtjes, ndërsa theksoi nevojën për një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme për paqen në Ukrainë./abcnews.al