PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për Komisionin e Reformës Territoriale, do të duhet që PS të heqë nga rendi i ditës prishjen e formulës së barazisë dhe heqjen e bashkëkryetarit, të planifikuar për t’u votuar sot në seancë plenare. Një ditë […]

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës.

Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për Komisionin e Reformës Territoriale, do të duhet që PS të heqë nga rendi i ditës prishjen e formulës së barazisë dhe heqjen e bashkëkryetarit, të planifikuar për t’u votuar sot në seancë plenare.

Një ditë më parë, deputetët kundërshtuan Berishën për bojkotin pasi duan të shkojnë në komision për të diskutuar propozimet e tyre lidhur me reformën. Kjo ndodhi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ndërsa po në të njëjtën ditë, PD braktisi mbledhjen për reformën që ishte njëkohësisht edhe afati i fundit i mazhorancës për të që të vendoste rikthimin në komision.

Ndërkohë në axhendë përfshihet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, të kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.