PDK-ja preferon koalicion me opozitën, përjashton mundësinë e formimit të Qeverisë me LVV-në
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, të mërkurën në konferencë për media edhe një herë e ka konfirmuar qëndrimin e partisë së saj se nuk hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. “Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, […] The post PDK-ja preferon koalicion me opozitën, përjashton mundësinë e formimit të Qeverisë me LVV-në appeared first on Albinfo.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, të mërkurën në konferencë për media edhe një herë e ka konfirmuar qëndrimin e partisë së saj se nuk hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga z.Bedri Hamza”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka thënë se integritet i procesit zgjedhor duhet të ruhet, teksa ka bërë thirrje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të numërojë saktë votat.
“PDK-ja nuk e sheh këtë sukses si përmbyllje por si fillim i ri. Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi te gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin. Integritet i procesit zgjedhor duhet të ruhet, i bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembull demokratik dhe është e domosdoshme që të përfundojë si të tillë. Por do i presim procedurat kushtetuese, ky proces duhet të përmbyllet me integritet”, ka thënë Çitaku.
The post PDK-ja preferon koalicion me opozitën, përjashton mundësinë e formimit të Qeverisë me LVV-në appeared first on Albinfo.