PDK shpall datën e Konventës së Përgjithshme: Memli Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media sot, ka njoftuar mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të PDK-së, e cila do të mbahet më 21 qershor 2025 dhe do të ketë karakter zgjedhor. Çitaku theksoi se kjo Konventë, e njëmbëdhjeta me radhë, është një moment domethënës për partinë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media sot, ka njoftuar mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të PDK-së, e cila do të mbahet më 21 qershor 2025 dhe do të ketë karakter zgjedhor.
Çitaku theksoi se kjo Konventë, e njëmbëdhjeta me radhë, është një moment domethënës për partinë, jo vetëm si detyrim statutar, por si një konfirmim i fuqisë demokratike dhe unitetit të brendshëm të PDK-së.