Pedagogët thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështesni fëmijët tuaj! Apel ambasadave, që të mos lejojnë përshkallëzimin

Sindikata e pedagogëve ka zhvilluar një marshim nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej muajsh protestojnë për ndryshime dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se mbështet kërkesat e studentëve dhe do të jenë në shesh çdo ditë në orën 10:00
“Me grupin e sindikatës kemi diskutuar se cili do të ishte qëndrimi ynë në vijimësi. Qëndrimi paraprak është ky: Mbështesim studentët tanë. Qëndrimi i dytë, ne të mblidhemi çdo ditë këtu në orën 10:00, në mënyrë që çdo ditë të shprehim solidaritetin me studentët. Kjo të ndodhë derisa të jetë e nevojshme. Çdo ora 10:00 çdo ditë jemi para Universitetit Politeknik të Tiranës”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



