Pedagogia Mimoza Hafizi: Është e papranueshme që policia të ndjekë dhe të rrahë 14-vjeçarët

Pedagogia Mimoza Hafizi: Është e papranueshme që policia të ndjekë dhe të rrahë 14-vjeçarët

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, pedagogia dhe ish-deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, u shpreh se protesta është shprehje e zemërimit të studentëve dhe të rinjve, si dhe pasojë e mungesës së përgjigjeve nga politika. Ajo tha se është e papranueshme që policët të ndjekin dhe dhunojnë të miturit në protestë.

“Kjo protestë është zemërimi i studentëve, është zemërimi i rinisë, mungesa e përgjigjes nga politika. Po dëgjojmë, plumba, rrahje, thyerje. Dhe për çfarë? Çfarë po kërkon rinia? Çfarë po kërkohet? Dorëheqja e një njeriu, një gjë fare normale në demokraci. Po kërkohet që kryeministri të mbajë përgjegjësi politike për aferat që ndodhin. Të rrezikohet jeta e rinisë, të krijohet kjo traumë sociale… Të gjithë jemi të tronditur që Policia e Shqipërisë po ndjek 14-vjeçarët dhe po i rreh me shkop gome. Është e papranueshme për mua, si pedagoge, si nënë dhe si ish-politikane”, tha ajo.

The post Pedagogia Mimoza Hafizi: Është e papranueshme që policia të ndjekë dhe të rrahë 14-vjeçarët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.