Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi

Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, pedagogu Andon Kume, duke folur për arsyet që i kanë ngritur studentët në protestë, tha se një nga shkaqet është mungesa e meritokracisë në Shqipëri. Sipas tij, edhe mjekët që largohen nga vendi nuk e bëjnë këtë me dëshirë, por sepse nuk arrijnë të përballojnë kostot e jetesës.

“Mjekët nuk arrijnë të përballen me koston e jetesës në vend dhe prandaj zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Prandaj edhe studentja thotë: ‘Edhe unë mendoj çfarë do të bëj nesër. Pse, ka meritokraci këtu?’. Po të kishte meritokraci këtu, asnjëri nga këta nuk do të largohej. Askush nuk do të largohej nga vendi i tij nëse do t’i kishte kushtet. Studentët thonë: ‘Kemi dalë në protestë sepse nuk besojmë se meritokracia në këtë vend ekziston’”, tha Kume.

The post Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.