“Për kë i ke lyer buzët?”, dalin mesazhet e Feros ndaj Arbenitës
Mediat në Kosovë kanë publikuar disa materiale gjyqësore, ku pretendohet se reperi i njohur, Fero, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli. Në dokumentet e siguruara nga Paparaci.com paraqiten mesazhe apo telefonata që Fero ka kryer me Arbenitën, ku dukshëm e fyen në mënyrë të vazhdueshme. “Me kë po flet? Ma trego […]

Mediat në Kosovë kanë publikuar disa materiale gjyqësore, ku pretendohet se reperi i njohur, Fero, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Në dokumentet e siguruara nga paraqiten mesazhe apo telefonata që Fero ka kryer me Arbenitën, ku dukshëm e fyen në mënyrë të vazhdueshme.
“Me kë po flet? Ma trego shpejt? Përse i ke lyer buzët?”, janë vetëm disa nga mesazhet që ai i ka nisur Arbenitës, e cila pretendon se kjo sjellje ka bërë që të përjetojë dhunë psikologjike.
Në aktakuzë thuhet:
“I pandehuri me veprimet e tij ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional.”