Perëndimi dënon kërcënimin rus/ Liderët e BE dhe NATO: Dronët rusë mbi Poloni, kërcënim i rëndë

Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë alarmuan Perëndimin, që i quajti këto zhvillime të papranueshme. Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pamatur dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin polak. Kryeministri britanik Keir Starmer tha se incidenti ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia [...]Read More...

Perëndimi dënon kërcënimin rus/ Liderët e BE dhe NATO: Dronët rusë mbi Poloni, kërcënim i rëndë

Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë alarmuan Perëndimin, që i quajti këto zhvillime të papranueshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pamatur dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin polak.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se incidenti ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të kujtuar shpërfilljen e hapur të Vladimir Putin për paqen.

Presidentja e Këshillit Europian Ursula von der Leyen tha se Europa do të mbrojë ccdo pjesë të saj, ndërsa Antonio Costa, President i këshillit Europian shtoi se paqja dhe siguria në kontinent nuk mund të merren si të mirëqena.

Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka lidhje të ngushta me Vladimir Putin e quajti shkeljen e hapësirës ajrore polake të papranueshme. Ai bëri thirrje për përfundimin e luftës, duke theksuar se të jetosh nën hijen e një konflikti është e mbushur me rreziqe.

Alexander Stubb, presidenti i Finlandës, tha se Rusia kërkon përshkallëzim dhe është përgjegjëse për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë.

Ndërkohë NATO ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA, Alexus Grinkeviç, komandanti më i lartë ushtarak i NATO, tha se aleanca iu përgjigj shpejt dhe me vendosmëri situatës, duke demonstruar aftësinë për të mbrojtur territorin aleat.

Një zëdhënës i NATO-shtoi se kjo ishte hera e parë që avionët e aleancës janë përballur me kërcënime të mundshme në hapësirën ajrore aleate.

Vende të tjera që kanë reaguar janë edhe shtetet baltike dhe ato nordike që kanë dënuar sulmin. Estonia, Letonia, Lituania edhe Suedia kanë qenë vazhdimisht në gatishëmri ndaj rrezikut rus për shkak të afërsisë tokësore.  / abcnews.al /