Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion

Gjatë tensioneve dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, një nga pemët përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë papritur nga flakët.
Për të shmangur përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll, autobotët kanë përdorur ujë me presion për të shuar zjarrin në pemë.
Zjarri dhe ndërhyrja për shuarjen e tij kanë ndodhur në mes të përplasjeve të vazhdueshme mes forcave të rendit dhe grupeve të protestuesve që vazhdojnë të qëndrojnë në zonat kyçe të Tiranës.
Protestuesi humb ndjenjat, merr ndihmën e parë nga qytetarëtThe post Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



