Përfshihet nga zjarri një objekt në zonën industriale në Prishtinë
Një objekt është përfshirë nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje. Tymi e flakët kanë mbuluar një zonë të madhe, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit tek provojnë të shuajnë zjarrin. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e zjarrit, por sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, flakët janë përhapur

Një objekt është përfshirë nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje.
Tymi e flakët kanë mbuluar një zonë të madhe, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit tek provojnë të shuajnë zjarrin.
Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e zjarrit, por sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke përfshirë një pjesë të madhe të objektit.
Gazeta10 ka provuar të marrë një përgjigje nga policia, por nuk ka arritur të sigurojë informacione zyrtare për rastin.