Përfundojnë proceset gjyqësore kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkolla
Në seancat e ardhshme të caktuara për në qershor pritet epilog i proceseve gjyqësore kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërim të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla në komunë. Me kërkesë të gjykatësit Jordan Jovanov, për shkak të mosparaqitjes në seancat e kaluara, sot në sallë u sollën me asistencë policore […] The post Përfundojnë proceset gjyqësore kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkolla appeared first on InfoShqip.com.

Në seancat e ardhshme të caktuara për në qershor pritet epilog i proceseve gjyqësore kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërim të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla në komunë.
Me kërkesë të gjykatësit Jordan Jovanov, për shkak të mosparaqitjes në seancat e kaluara, sot në sallë u sollën me asistencë policore dëshmitarët për drejtorët e emëruar në mënyër të paligjshme në shkollat në Radolishtë, Podgorc dhe Llabunishtë.
“Dëshmitarët janë siguruar me asistim policor. Mbeten edhe dy dëshmitarë në seancën e ardhshme dhe kjo do të ishte. Në seancat e ardhshme në qershor do të dëgjihet edhe mbrojtja e të akuzuarve, e cila çdpherë vjen në fund. Tashmë kemi ardhur në atë stad të procedurës kur do ta dëgjojmë edhe mbrojtjen”, deklaroi gjykatësi Jovanov.
Për lëndën për shkollën “Zini Hani” në Veleshtë, ku krahas Merkos për emërim të drejtorit në mënyrë të paligjshme ngarkohet edhe drejtoresha Egzona Shej, për falsifikim të diplomave, seanca është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarit Urim Kaba, për shkaqe shëndetësore.
“Këtu u tha se dëshmitari për shkaqe shëdnetësore është parandaluar të paraqitet në seancë. Gjykata mori konfirmim se me të vërtetë është ashtu, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë arsyetim. Ndërkohë janë siguruar të gjithë mekanizmat që në seancën e radhës ta sigurojmë praninë e tij”, informoi gjykatësi Jovanov.
Ai theksoi se lista e dëshmive është shterur dhe pas dëgjimit të atij dëshmitari, në seancën e ardhshme do të dëgjohen edhe të akuzuarit dhe lënda do të prëfundojë.
Avokati i të akuzuarës, Egzona Shej, Dimitrija Cobovski theksoi se për t’u ndjekur dikush për dokument të falsifikuar, duhet të inicohet procedurë kundër atyre që e falsifikuan.
“Për këtë lëndë është specifike që ndiqet dikush për falsifikim për formë të veprës penale prëdorim i dokumentit të falsifikuar, pa u konfirmuar dhe të jepet dëshmi se bëhet fjalë për dokument të falsifikuar dhe pa u inicuar çfarëdo lloj procedure kundër atij që e ka falsifikuar dokumentin, Prandaj është e qartë se këtu diçka nuk është në rregull, ndërkaq ne do ta dëshmojmë këtë gjatë procedurës dëshmuese dhe ëdgjimit të së akuzuarës”, tha Cobovski.
Në Gjykatën themelore në Strugë kundër kryetarit të Komunës Merko po zhvillohen procese gjyqësore edhe për furnizimin me automjetin “Audi A6” dhe për pllakën-përkujtimore të vendosur në mënyrë të paligjshme në hyrje të ndërtesës komunale. Ai ështëe dhe në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara Amerikane, për shkak të përzierjes në korrupsion, ndërsa ndaj tij janë parashtruar disa aktakuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim.
The post Përfundojnë proceset gjyqësore kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkolla appeared first on