Përgatitje për takim Zelensky Putin/ Trump telefonon presidentin rus pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të takohen për herë të parë që prej fillimit të luftës në Ukrainë, thuajse 4 vjet më parë. Ky hap I rëndësishëm u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump pas takimit historik ne Shtëpinë e Bardhë mes tij, liderit ukrainas dhe liderëve europiane. Ne nje postim ne Truth Social [...]Read More...

Përgatitje për takim Zelensky Putin/ Trump telefonon presidentin rus pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të takohen për herë të parë që prej fillimit të luftës në Ukrainë, thuajse 4 vjet më parë.

Ky hap I rëndësishëm u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump pas takimit historik ne Shtëpinë e Bardhë mes tij, liderit ukrainas dhe liderëve europiane.

Ne nje postim ne Truth Social Trump tha se ne perfundim te takimit ai telefonoi kreun e Kremlinit per te diskutuar kohen dhe vendin e takimit mes dy liderëve. Pas kësaj mund te pasoje nje takim trepalësh mes Putin, Zelensky dhe Trump.

Nderkohe kreu i shtetit ukrainas i shpreh i gatshëm per t’u takuar me homologun e tij rus dhe me pas te mbahet ne takim trepalësh, nje ide qe ai tha se u propozua nga Kreu i Kremlinit.

Ne Shtëpinë e Bardhë u diskutuan gjithashtu garancite e sigurisë per Ukrainën. Europa do të jetë ajo që do të sigurojë vijën e parë, me përfshirjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Zelensky tha se këto garanci do të diskutohen gjatë 10 ditëve në vijim dhe përfshijnë gjithashtu blerjen e armëve amerikane që Ukraina nuk I ka, me një vlerë 90 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, kur Ukraina të fillojë të eksportojë dronët e saj, Shtetet e Bashkuara do t’I blejnë.

Ndërkohë një nga pikat më të rëndësishme të diskutimeve, çështjet territorial, do të zgjidhen mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas presidentit amerikan Donald Trump, këto diskutime duhet të fillojnë nga vija aktuale e frontit.

Ne bisdime Trump përsëriti se qëllimi i tij është “një paqe afatgjatë”, duke shtuar se arritja e një armëpushimi përpara negociatave të mëtejshme është e panevojshme.

Por ky qëndrim shkaktoi kundërshtim nga udhëheqësit evropianë të cilët theksuan se takimi I ardhshëm nuk mund të mbahet pa një armëpushim.

Ukraina e ka cilësuar të rëndësishëm armëpushimin dhe ka theksuar se negociatat nuk mund të mbahen nëse sulmet në qytetet e saj vazhdojnë të vrasin njerëz.

Edhe teksa po mbaronin bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, Rusia lëshoi 270 dronë dhe 10 raketa në rajonet e Ukrainës, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit.  / abcnews.al /