Perlat e muzikës shqiptare vijnë në Kumanovë! Mbrëmja magjike që nuk duhet ta humbisni!

Kumanova do të jetë nikoqire e një mbrëmjeje të veçantë artistike me titull “Tingujt e Vjeshtës”, e cila do të sjellë para publikut një koncert me këngë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë.
Në këtë koncert do të interpretojnë artistë të njohur, të cilët do t’i japin jetë perlave muzikore përmes zërit dhe instrumenteve të tyre:
Isra Elmazi – Vokal
Jetmir Mehmedi – Kitarë
Driton Beqiri – Klarinetë
Dejan Apostolovski – Perkusione
Detajet e ngjarjes:
Data: 22.10.2026 (e enjte)
Ora: 19:00
Vendi: Shtëpia e Kulturës – Kumanovë
Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirësit e artit dhe muzikës cilësore të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje kushtuar krijimtarisë muzikore shqiptare. Ky aktivitet kulturor mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



