Përmbytet anija turistike në Vietnam, 28 viktima
Njëzet e tetë persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbyt në Vietnam për shkak të motit të keq, sipas raportimeve lokale. Të paktën 14 persona thuhet se janë të zhdukur pas incidentit në Gjirin Halong, një destinacion i njohur turistik në veri të vendit, thonë raportet, shkruan BBC. Shumica e pasagjerëve thuhet se [...]Read More...

Njëzet e tetë persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbyt në Vietnam për shkak të motit të keq, sipas raportimeve lokale.
Të paktën 14 persona thuhet se janë të zhdukur pas incidentit në Gjirin Halong, një destinacion i njohur turistik në veri të vendit, thonë raportet, shkruan BBC.
Shumica e pasagjerëve thuhet se ishin vietnamezë që kishin ardhur nga Hanoi.
Shiu i rrëmbyeshëm ka penguar kërkimin për të mbijetuar, thonë ekipet e shpëtimit./abcnews.al