Përparim Rama prezanton Kuletën Digjitale: Biletën e autobusit e blen me një klik – mujorja e parë falas

Pas linjave të reja të transportit urban e aplikacionit për vendndodhjen e autobusit, Përparim Rama ka prezantuar zhvillimin tjetër pozitiv që lidhet me transportin. Ai ka prezantuar Kuletën Digjitale, ku bileta blihet me një klik. “Linjat e reja të transportit urban veç nisën sot! Aplikacioni për me pa kur vjen autobusi veç është lansu! E […]

Përparim Rama prezanton Kuletën Digjitale: Biletën e autobusit e blen me një klik – mujorja e parë falas

Pas linjave të reja të transportit urban e aplikacionit për vendndodhjen e autobusit, Përparim Rama ka prezantuar zhvillimin tjetër pozitiv që lidhet me transportin.

Ai ka prezantuar Kuletën Digjitale, ku bileta blihet me një klik.

“Linjat e reja të transportit urban veç nisën sot! Aplikacioni për me pa kur vjen autobusi veç është lansu! E tash, biletën e trafikut urban e blen me veç 1 klik n’Kuletën Digjitale!”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se muaji i parë është falas.

“Muaji i parë – falas për krejt juve! Bleje këtu: Leviz lehtë, shpejt edhe smart me Transportin e ri të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Rama sot ka bërë të ditur se transportit urban i janë shtuar 30 linja të reja.