Përpjekje për armëpushim në Gaza mes përshkallëzimit të dhunës dhe bllokimit të negociatave
Ndërmjetësit ndërkombëtarë po intensifikojnë përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por bisedimet mbeten të bllokuara. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “përparime të mëdha” janë bërë dhe një marrëveshje është “shumë pranë”, megjithëse Hamasi thotë se nuk ka marrë ende asnjë propozim të ri konkret. Ndërkohë, situata në terren vazhdon të përkeqësohet. [...]Read More...

Ndërmjetësit ndërkombëtarë po intensifikojnë përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por bisedimet mbeten të bllokuara. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “përparime të mëdha” janë bërë dhe një marrëveshje është “shumë pranë”, megjithëse Hamasi thotë se nuk ka marrë ende asnjë propozim të ri konkret.
Ndërkohë, situata në terren vazhdon të përkeqësohet. Sulmet izraelite të së mërkurës në Gaza vranë të paktën 45 palestinezë, përfshirë persona që po kërkonin ndihmë. Hamasi mori përgjegjësinë për një sulm me bombë që vrau 7 ushtarë izraelitë – humbja më e rëndë për ushtrinë që nga prishja e armëpushimit më 18 mars.
Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare, por së fundmi ka lejuar një mekanizëm të ri shpërndarjeje nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF), i mbështetur nga SHBA. Organizatat ndërkombëtare e kanë kritikuar GHF-në, duke e akuzuar për bashkëpunim me qëllime ushtarake dhe shkelje të parimeve humanitare. Sipas autoriteteve në Gaza, mbi 549 persona janë vrarë që prej 26 majit teksa përpiqeshin të merrnin ndihma pranë qendrave të GHF-së.
Që nga fillimi i ofensivës izraelite pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, janë vrarë mbi 56,000 palestinezë në Gaza, ndërsa 50 pengje izraelite ende mbahen nga Hamasi./abcnews.al