Përplasen dy tramvaj në Varshavë, plagosen gjashtë persona
Dy tramvaj janë përplasur në kryeqytetin polak Varshavë e për pasojë gjashtë persona janë plagosur. Sipas agjencisë polake të lajmeve, aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Ëilanoë ku një tramvaj përplasi një tjetër që qëndronte i palëvizshëm. Një zjarrfikës në vendin e aksidentit ka konfirmuar se gjashtë persona të lënduar janë dërguar në spital. [...]Read More...

Dy tramvaj janë përplasur në kryeqytetin polak Varshavë e për pasojë gjashtë persona janë plagosur. Sipas agjencisë polake të lajmeve, aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Ëilanoë ku një tramvaj përplasi një tjetër që qëndronte i palëvizshëm.
Një zjarrfikës në vendin e aksidentit ka konfirmuar se gjashtë persona të lënduar janë dërguar në spital. Mes tyre janë edhe dy fëmijë.
“Gjashtë persona janë plagosur, mes tyre edhe një shofer. Ekspertët kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, tha një përfaqësues i shoqërisë administruese, duke siguruar se asnjë nga drejtuesit e mjeteve nuk ishte nën efektin e alkoolit.
/ abcnews.al