Përplasja me Cllevion solli tritolin e Laert Haxhiut? Noizy sot në gjykatë

Sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale. Sipas Tv Klan, në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, i njohur në publik si Noizy. Ky i fundit është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur […]

Përplasja me Cllevion solli tritolin e Laert Haxhiut? Noizy sot në gjykatë

Sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale.

Sipas Tv Klan, në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, i njohur në publik si Noizy. Ky i fundit është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, të cilit iu vendos lëndë plasëse në qershor të vitit 2022.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pas sherrit që kishte pasur këngëtari me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti, ose siç njihet me pseudonimin Cllevio.