Përplasja me Yakin, Noah Okafor tërhiqet nga kombëtarja zvicerane

Përplasja me Yakin, Noah Okafor tërhiqet nga kombëtarja zvicerane

Noah Okafor ka njoftuar tërheqjen e përkohshme nga kombëtarja e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Futbollisti 26-vjeçar e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Instagram, duke e lidhur drejtpërdrejt me marrëdhënien e tij me trajnerin e përfaqësueses, Murat Yakin.

Okafor ka thënë se besimi i tij është thyer dhe se disa prej premtimeve të bëra ndaj tij nuk janë mbajtur.

Vendimi i sulmuesit është konfirmuar edhe nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), e cila ka bërë të ditur se e ka pranuar tërheqjen e tij dhe i ka uruar sukses në angazhimin me klubin.

Tërheqja vjen në një periudhë kur Okafor po përballet me një rol të kufizuar në përfaqësuese, ndërsa marrëdhënia e tij me Yakin duket se ka arritur në pikën e përplasjes.

Okafor, i cili ka luajtur edhe për klube të njohura evropiane, mbetet një prej futbollistëve zviceranë me përvojë ndërkombëtare, por tani e ardhmja e tij me kombëtaren është e paqartë. /Albinfo.ch

The post Përplasja me Yakin, Noah Okafor tërhiqet nga kombëtarja zvicerane appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.