Përplasje për universitetet/ Guvernatori i Kalifornisë: S’ka financime shtetërore, nëse pranojnë ofertën e Trump

Përshkallëzohet përplasja mes presidentit Amerikan Donald Trump dhe Guvernatorit të Kalifronisë Gavin Newsom.  Ky I fundit ka paralajmëruar se çdo universitet shtetëror që pranon të nënshkruajë “Kompaktin për Ekselencë Akademike në Arsimin e Lartë” të propozuar nga administrata republikane e Trump do të humbasë menjëherë miliarda dollarë në financim publik, përfshirë programin e ndihmës financiare [...]Read More...

Përplasje për universitetet/ Guvernatori i Kalifornisë: S’ka financime shtetërore, nëse pranojnë ofertën e Trump

Përshkallëzohet përplasja mes presidentit Amerikan Donald Trump dhe Guvernatorit të Kalifronisë Gavin Newsom.  Ky I fundit ka paralajmëruar se çdo universitet shtetëror që pranon të nënshkruajë “Kompaktin për Ekselencë Akademike në Arsimin e Lartë” të propozuar nga administrata republikane e Trump do të humbasë menjëherë miliarda dollarë në financim publik, përfshirë programin e ndihmës financiare Cal Grants prej 2.8 miliardë dollarësh.

Përgjatë kësaj jave Administrata Trump iu ofroi 9 universiteteve të njohura në vend , ku mes tyre edhe Universitetit të Kalifornisë Jugore mundësinë për të nënshkruar këtë marrëveshje e cila në thelb parashikon mbylljen e departamenteve që sipas Shtëpisë së Bardhë, diskriminojnë apo nxisin dhunë kundër ideve konservatore.Pakti do të kufizonte gjithashtu numrin e studentëve ndërkombëtarë deri në 15%, do të ndalonte përdorimin e racës apo gjinisë si kriter në pranime dhe punësim, si dhe do të detyronte universitetet të pranojnë përkufizimin e gjinisë të dhënë nga administrata. Në këmbim, institucionet do të përfitonin grante federale “të konsiderueshme”.

Zyra e guvernatorit Newsom e përshkroi ofertën si “asgjë më pak se një marrje armiqësore e universiteteve amerikane”, duke akuzuar administratën se po tenton të imponojë ideologji të detyruara politike dhe të eliminojë diversitetin akademik.

“Çdo universitet që nënshkruan këtë marrëveshje radikale do të humbasë fondet shtetërore në çast. Kalifornia nuk do të financojë institucione që shesin lirinë akademike dhe dorëzohen ndaj presionit politik,” tha guvernatori I Kalifornise Gavin  Newsom.  Universiteti I Kalifornisë Jugore ka deklaruar se po shqyrtojnë ofertën e administratës Trump, por nuk ka komentuar ende mbi deklaratat e guvernatorit të Kalifornisë. Los Angeles Times raporton se një e katërta e studentëve të rinjë për vitin 2025 në këtë universitet ishin student ndërkombëtar, shumica nga Kina dhe India duke sjellë kështu një shifër që tejkalon kufirin prej 15% të propozuar nga Trump.

Sipas të dhënave federale, rreth 120 universitete në SHBA kalojnë kufirin e vendosur për studentët ndërkombëtarë, përfshirë Columbia University, Emory University dhe Boston University.