Përqafimi i ngrohtë i Pandeli Majkos me Bill Clinton, i dyti pas atij të ‘99-s

Ish-presidenti i 42 i SHBA-ve, Bill Clinton vizitoi sot Shqipërinë, ndërsa u zhvillua dhe një ceremoni e pritjes së tij para  kryeministrisë. Në këtë ceremoni morën pjesë figura të ndryshme politike, duke filluar nga ish-presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e etj. Pas përfundimit të fjalimit të tij, Clinton zbriti nga podiumi dhe u […] The post Përqafimi i ngrohtë i Pandeli Majkos me Bill Clinton, i dyti pas atij të ‘99-s appeared first on Newsbomb Albania.

Përqafimi i ngrohtë i Pandeli Majkos me Bill Clinton, i dyti pas atij të ‘99-s

Ish-presidenti i 42 i SHBA-ve, Bill Clinton vizitoi sot Shqipërinë, ndërsa u zhvillua dhe një ceremoni e pritjes së tij para  kryeministrisë. Në këtë ceremoni morën pjesë figura të ndryshme politike, duke filluar nga ish-presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e etj.

Pas përfundimit të fjalimit të tij, Clinton zbriti nga podiumi dhe u takua me politikanët  shqiptarë, ku veçojmë dhe përqafimin e ngrohtë me Pandeli Majkon. Ky është një takim i veçantë  për të dy dhe i dyti pas atij të vitit 1999, pas bombardimit të trupave jugosllave nga NATO, pikërisht me urdhër të Clinton.

Kujtojmë se në atë kohë Majko ishte kryeministër i Shqipërisë dhe u koordinua me Amerikën, NATO-n dhe të tjerët për të pritur kosovarët në Kukës, si dhe për të ofruar ndihmë për trupat e huaja.

The post Përqafimi i ngrohtë i Pandeli Majkos me Bill Clinton, i dyti pas atij të ‘99-s appeared first on Newsbomb Albania.