Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty!

Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke u kërkuar të distancohen nga aktet e dhunës, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia ndaj institucioneve.

Rama theksoi se qeveria është e gatshme të zhvillojë bisedime në çdo kohë dhe pa kushte, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve të japin shembullin e dialogut dhe të mbështesin protestat paqësore.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përshkallëzimit të situatës, duke nënvizuar se mbrojtja e jetës, dinjitetit të qytetarëve dhe sigurisë së vendit duhet të jetë prioritet.

Njoftimi i plotë:

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty.

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore.

Ta mbrojmë të gjithë bashkë  jetën dhe dinjitetin e çdo personi.

Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit

Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”

The post Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty! appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.