Përshkallëzon demonstrata për Palestinën në Bernë
Grupet pro-palestineze nga e gjithë Zvicra kishin bërë thirrje për demonstratën. Nuk ishte paraqitur leje për demonstratën The post Përshkallëzon demonstrata për Palestinën në Bernë appeared first on Albinfo.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin e stacionit të trenit në Bernë për një demonstratë të paautorizuar për Palestinën, transmeton albinfo.ch.
Agjencia e lajmeve Keystone-SDA vlerëson se në protestë kanë marrë pjesë 2,000 persona. Policia ishte e pranishme në numër të madh. Gjithashtu janë dislokuar edhe polici nga kantone të tjera.
Një grup i maskuar ka udhëhequr tubimin. Pjesëmarrësit kanë ndezur fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike, disa prej të cilëve kishin i kanë drejtuar në drejtim të policisë, shkruan srf.ch.
Kjo çoi gjithashtu në trazira dhe dëmtime të pronës.
Ka pasur ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës dhe një topa uji.
Trafiku përreth stacionit të trenit është kufizuar për disa orë. sipas policisë.
Grupet pro-palestineze nga e gjithë Zvicra kishin bërë thirrje për demonstratën. Nuk ishte paraqitur leje për demonstratën. Qyteti i Bernës kishte këshilluar kundër pjesëmarrjes në demonstratë.
The post Përshkallëzon demonstrata për Palestinën në Bernë appeared first on Albinfo.