303 persona të lënduar në protestë, Ministrja Spahiu në Spitalin e Traumës: Prindërit të komunikojnë me fëmijët, kujdes me lajmet e rreme

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në Spitalin Universitar të Traumës nënvizoi nevojën për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, përgjegjësinë e përbashkët të shoqërisë në situata të vështira, si dhe rëndësinë e verifikimit të informacionit përpara shpërndarjes së tij.
Ministrja shprehu mirënjohjen për ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe personelin shëndetësor në të gjithë vendin, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar në përballimin e fluksit të shtuar të të lënduarve gjatë ditëve të fundit.
Spahiu u bëri thirrje prindërve, kujdestarëve, punonjësve socialë dhe profesionistëve që punojnë me ta të komunikojnë me të rinjtë dhe fëmijët dhe të tregojnë kujdes për shqetësimet e tyre.
“U bëj thirrje prindërve, kujdestarëve, punonjësve socialë dhe të gjithë profesionistëve që të flasin me fëmijët dhe të rinjtë, t’i dëgjojnë dhe të kuptojnë shqetësimet e tyre. Fëmijët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por kanë nevojë edhe për praninë, kujdesin dhe mbrojtjen tonë”, theksoi ministrja, duke nënvizuar se mbrojtja e të miturve është përgjegjësi e përbashkët.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.