Përvjetori i Kushtetueses mbledh në një tryezë Sejdiun, Jahjagën, Osmanin dhe Shiroka-Pulën

Ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe presidentja aktuale e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të Gjykatës Kushtetuese.
Fotografitë e publikuara nga Demos shfaqin katër personalitetet në të njëjtën tryezë.
22 tetori shënon një datë historike për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi pikërisht më 22 tetor 2009 ky institucion u themelua dhe filloi zyrtarisht punën. Çdo vit në këtë datë shënohet viti gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese përmes ceremonive solemne, të cilat mbledhin krerët më të lartë shtetërorë, përfaqësues diplomatikë dhe delegacione nga gjykatat kushtetuese të rajonit dhe Evropës.
Ky institucion funksionon si autoriteti më i lartë në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



