Pesëmbëdhjetë vende perëndimore bëjnë thirrje për njohjen e Palestinës
Franca dhe 14 vende të tjera, përfshirë Kanadanë dhe Australinë, i bënë thirrje vendeve të botës të shprehin vullnetin për të njohur shtetin e Palestinës, deklaroi të mërkurën ministri francez i Punëve të Jashtme. “Në Nju Jork, së bashku me 14 vende të tjera, Franca nisi një thirrje kolektive: shprehim dëshirën për të njohur shtetin […] The post Pesëmbëdhjetë vende perëndimore bëjnë thirrje për njohjen e Palestinës appeared first on Albinfo.

Franca dhe 14 vende të tjera, përfshirë Kanadanë dhe Australinë, i bënë thirrje vendeve të botës të shprehin vullnetin për të njohur shtetin e Palestinës, deklaroi të mërkurën ministri francez i Punëve të Jashtme.
“Në Nju Jork, së bashku me 14 vende të tjera, Franca nisi një thirrje kolektive: shprehim dëshirën për të njohur shtetin e Palestinës dhe i ftojmë ata që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen nismës”, shkroi Jean-Noël Barrot në rrjetin X, një ditë pas kësaj “Thirrjeje të Nju Jorkut”, e cila u bë në përfundim të një konference ministrore në OKB për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
Përveç Francës, dy anëtarë të G20, Kanadaja dhe Australia, janë pjesë e thirrjes. Shtetet e tjera nënshkruese janë: Andorra, Finlanda, Islanda, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, San Marino, Sllovenia dhe Spanja.
The post Pesëmbëdhjetë vende perëndimore bëjnë thirrje për njohjen e Palestinës appeared first on Albinfo.