Pësoi djegie të rënda pasi automjeti u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 37-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq-Delvinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur 37-vjeçari ishte në lëvizje me makinën e tij dhe, pasi automjeti u përfshi nga flakët, pësoi djegie të shkallës së tretë.
Pas ngjarjes, 37-vjeçarit i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit, të cilët e ndihmuan të shuante flakët. Por, fatkeqësisht, mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
The post Pësoi djegie të rënda pasi automjeti u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 37-vjeçari appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



