Pezullohet përkohësisht marrëveshja për lëvizje të lirë Kosovë–Shqipëri
Marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila lejonte kalimin pa kontrolle kufitare në pikat e Vërmicës dhe Morinës, është pezulluar nga 1 tetori 2025 deri në fillim të nëntorit të po këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe automjetet do të kalojnë kufirin duke ndjekur procedura të përshpejtuara të regjistrimit, në […] The post Pezullohet përkohësisht marrëveshja për lëvizje të lirë Kosovë–Shqipëri appeared first on Albinfo.

Marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila lejonte kalimin pa kontrolle kufitare në pikat e Vërmicës dhe Morinës, është pezulluar nga 1 tetori 2025 deri në fillim të nëntorit të po këtij viti.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe automjetet do të kalojnë kufirin duke ndjekur procedura të përshpejtuara të regjistrimit, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata. Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, kalimi pa kontroll do të vazhdojë për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare.
Pezullimi i marrëveshjes është një masë sezonale, e cila synon menaxhimin më të mirë të fluksit të udhëtarëve dhe shmangien e mbingarkesës së pikave kufitare. Marrëveshja ka dhënë rezultate pozitive gjatë muajve të verës, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke zvogëluar trafikun në kufi.
Pritet që marrëveshja të rifillojë në fillim të nëntorit, kur fluksi i udhëtarëve të ulet.
The post Pezullohet përkohësisht marrëveshja për lëvizje të lirë Kosovë–Shqipëri appeared first on Albinfo.