Pioli zyrtarizohet sot si trajner tek skuadra e njohur e Serie A
Fiorentina është gati të njoftojë më në fund emërimin e Stefano Piolit si trajneri i tyre i ri, disa javë pasi ranë dakord për kushtet. 59-vjeçari e kishte pranuar rolin në mënyrë joformale më shumë se një muaj më parë. Ai ishte nën kontratë me Al-Nassr dhe iu desh së pari ta përfundonte atë marrëveshje […]

Fiorentina është gati të njoftojë më në fund emërimin e Stefano Piolit si trajneri i tyre i ri, disa javë pasi ranë dakord për kushtet.
59-vjeçari e kishte pranuar rolin në mënyrë joformale më shumë se një muaj më parë.
Ai ishte nën kontratë me Al-Nassr dhe iu desh së pari ta përfundonte atë marrëveshje me pëlqim të ndërsjellë, diçka që u finalizua më 25 qershor.
Trajneri pritet të jetë në Firence të dielën për të filluar përgatitjet para sezonit, me zyrtarzimin që do të bëhet sot.