Adea Pirdeni emërohet në krye të Ministrisë së Administratës Publike

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj gjithashtu ka dekretaur e emërimin e Pirdenit në krye të Ministrisë së Administratës Publike.
Vendimet:
DEKRET
Nr. 521, datë 19.10.2026
PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1 të Kushtetutes, me propozim të Kryeministrit,
DEKRETOJ:
Neni 1
Zonja Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, shkarkohet nga kjo detyre.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
DEKRET
Nr. 522, date 19.10.2026
PER EMERIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1
të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
DEKRETOJ:
Neni 1
Zonja Adea Pirdeni emërohet Ministër i Administratës Publike.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Begaj u jep nënshtetësinë shqiptare dy futbollistëve, italiani Caprile dhe Gërxhaliu pranë KombëtaresThe post Adea Pirdeni emërohet në krye të Ministrisë së Administratës Publike appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



