Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Serbi përfundon me rezultatin 0 : 0

Pas shtesës prej 2 minutash ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Serbi. Kjo eshtë rrjedha e ndeshjes, minutë pas minute, deri në përfundimin e pjesë së parë. 45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë. 45′ Akordohet 1 minutë shtesë. 45′ Penallti për Shqipërinë. 43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja […] The post Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Serbi përfundon me rezultatin 0 : 0 appeared first on Albinfo.

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Serbi përfundon me rezultatin 0 : 0

Pas shtesës prej 2 minutash ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Kjo eshtë rrjedha e ndeshjes, minutë pas minute, deri në përfundimin e pjesë së parë.

45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Penallti për Shqipërinë.

43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.

35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

34′ Qazim Laçi lëviz bukur në krah dhe tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e Petrovic.

32′ Vlahovic tenton të godasë nga distanca, por mbyllet në kohë nga Gjimshiti.

30′ Broja lëviz shumë shpejt në krah dhe shtyhet nga Pavlovic, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore.

20′ Vlahovic provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

11′ Mitaj tenton me një predhë nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic.

5′ Zivkovic provon me një gjuajtje të lehtë nga distanca, që grushtohet nga Strakosha.

The post Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Serbi përfundon me rezultatin 0 : 0 appeared first on Albinfo.