Plagosen me thikë pesë persona në Marsejë, policia vret autorin
Pesë persona u plagosën të martën, më 2 shtator, në Marsejë të Francës, pasi një person sulmoi me thikë e shkop kalimtarë dhe punonjës hoteli. Sipas prokurorit Nicolas Bessone, autori, një shtetas tunizian me status të ligjshëm në Francë, fillimisht goditi me thikë shokun e dhomës në hotelin ku sapo ishte dëbuar për mospagesë. Më [...]Read More...

Pesë persona u plagosën të martën, më 2 shtator, në Marsejë të Francës, pasi një person sulmoi me thikë e shkop kalimtarë dhe punonjës hoteli.
Sipas prokurorit Nicolas Bessone, autori, një shtetas tunizian me status të ligjshëm në Francë, fillimisht goditi me thikë shokun e dhomës në hotelin ku sapo ishte dëbuar për mospagesë. Më pas plagosi menaxherin e hotelit dhe të birin e tij.
Por autori nuk u ndal me kaq. Me shkop e dy thika në duar, ai doli në një rrugë të mbushur me njerëz, duke plagosur të paktën dy persona të tjerë. Një patrullë policie ndërhyri, i kërkoi të hidhte armët, por ai refuzoi. Përballë kësaj situate, autoritetet hapën zjarr duke e vrarë.
Dëshmitarë okularë thanë se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë oficerët teksa po përpiqeshin ta arrestonin. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
/ abcnews.al /