Plagoset me armë zjarri 29 vjeçari në Prizren

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku është plagosur një 29-vjeçar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:00 ka pranuar informacionin për të shtëna, ndërsa pak minuta më vonë Spitali Rajonal i Prizrenit ka raportuar se një person kishte kërkuar ndihmë

Plagoset me armë zjarri 29 vjeçari në Prizren

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku është plagosur një 29-vjeçar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:00 ka pranuar informacionin për të shtëna, ndërsa pak minuta më vonë Spitali Rajonal i Prizrenit ka raportuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Viktima ka marrë plagë në këmbën e majtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit. Viktima, Z.B., mashkull 29 vjeç, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, ka thënë Bytyqi.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.