Plagoset rëndë kosovari 29 vjeçar në St. Gallen
Një burrë 29-vjeçar është plagosur rëndë në një grindje në një klub nate në St. Gallen të dielën në mëngjes The post Plagoset rëndë kosovari 29 vjeçar në St. Gallen appeared first on Albinfo.

Një grindje ka shpërthyer në një klub nate në anën e pasme të rrugës Poststrasse në St. gallen, të dielën në mbrëmje. Një kosovar 29-vjeçar me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda, transmeton albinfo.ch.
Policia e qytetit dhe ajo kantonale, si dhe shërbimet e emergjencës, kanë hasur një shtetas 29-vjeçar kosovar në vendngjarje, sipas njoftimit për shtyp.
Ai kishte pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe qafë, me sa duket të shkaktuara nga një objekt i mprehtë. Pasi mori trajtimin fillestar mjekësor, ai u dërgua menjëherë në spital, shkruan stgallen24.ch.
Të tre shtetasit zviceranë të dyshuar si të përfshirë në grindje, të moshës 17, 23 dhe 26 vjeç, fillimisht ikën nga vendi i ngjarjes, por u ndaluan dhe u arrestuan aty pranë pak më vonë, shtohet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kantonit të St. Gallenit, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik të Kantonit St. Gallen, ka filluar hetimin e krimit.
The post Plagoset rëndë kosovari 29 vjeçar në St. Gallen appeared first on Albinfo.