Plagosja e 3 të miturve në Has, policia jep detajet: Shkak një konflikt për motive të dobëta! Në pranga 2 persona

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të premte në Has. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje.
Si pasojë e një konflikti, një i mitur ka plagosur me bixhak tre bashkëmoshatar të tij. Dy prej të plagosurve janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar. Policia ka vënë në pranga autorin si dhe një të mitur tjetër i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.
“Has/Informacion paraprak Më datë 23.10.2026, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (bixhak) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës (bixhak). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
Sherr me thika mes adoleshentëve në Has, 3 të plagosurThe post Plagosja e 3 të miturve në Has, policia jep detajet: Shkak një konflikt për motive të dobëta! Në pranga 2 persona appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



