Plani “amerikano-arab” për paqen në Gaza/ Krisafi: I zbatueshëm, plotëson një pjesë të kushteve të të dyja palëve

TIRANË- Presidenti Donald Trump paraqiti planin e parë të SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza, plan ky, i cili përfshin lirimin e pengjeve, armëpushim të përhershëm, tërheqje graduale të Izraelit, një administratë pas luftës në Gaza pa Hamasin, forca arabe të sigurisë dhe fonde arabe për rindërtim. Udhëheqësit arabë e mbështetën atë, por [...]Read More...

Plani “amerikano-arab” për paqen në Gaza/ Krisafi: I zbatueshëm, plotëson një pjesë të kushteve të të dyja palëve

TIRANË- Presidenti Donald Trump paraqiti planin e parë të SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza, plan ky, i cili përfshin lirimin e pengjeve, armëpushim të përhershëm, tërheqje graduale të Izraelit, një administratë pas luftës në Gaza pa Hamasin, forca arabe të sigurisë dhe fonde arabe për rindërtim.

Udhëheqësit arabë e mbështetën atë, por kërkuan të mos ketë aneksim nga Izraeli, të mos ketë vendbanime të reja, mbrojtje të statusit të Al-Aksas dhe më shumë ndihmë humanitare.

Megjithatë ky plan po hartohet në detaje, ndërsa shpresat mbeten të larta se një paqe në Lindjen e Mesme është shumë afër.

Eksperti i marrëdhënieve dhe çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “War Report” u shpreh se ky plan ka gjasa të konkretizohet dhe të pranohet edhe nga Izrael pasi plotëson disa prej kushteve të tij.

Gjithashtu, eksperti shtoi se plani në fjalë plotëson një pjesë të kushteve të Hamas në Gaza.

“Ky është plan i zbatueshëm sepse plotëson disa prej kushteve të Izraelit, por edhe të Hamas. Qëllimi kryesor është që mos të vijë asnjë rrezik nga Gaza dhe këtë gjë ky plan e vë në zbatim, duke kërkuar njëherë e mirë largimin e Hamas nga Gaza. Ky plan kërkon zhdukjen e Hamas nga Gaza.

Ka shumë shanse që Izraeli ta pranojë një plan të tillë, sepse plotëson një pjesë të kushteve të Izraelit. Nëse kërcënimi largohet nga Gaza, ky do ishte një luks i madh për Izraelin, por kam mendimin se Hamas nuk do ta pranojë. Nëse Hamas kërkon të mirën e palestinezëve, do duhej ta pranonte këtë plan. Arabët kanë në dorë Hamas, kanë paratë dhe pjesën shpirtërore.”, tha ai./abcnews.al