Plani i Netanyahut për Gazën/ Familjarët e pengjeve të shqetësuar: Rruga e vetme për t’i sjellë në shtëpi, paqja!
Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi janë shprehur të shqetësuar për fatin e atë afërmve të tyre, pas vendimit të kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës. Selia qendrore e Forumit të Familjeve gjithashtu ka kritikuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite për të zgjeruar luftën në Gaza. Sipas [...]Read More...

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi janë shprehur të shqetësuar për fatin e atë afërmve të tyre, pas vendimit të kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.
Selia qendrore e Forumit të Familjeve gjithashtu ka kritikuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite për të zgjeruar luftën në Gaza. Sipas tyre një vendim i tillë “çon drejt një katastrofe kolosale si për pengjet po ashtu edhe për ushtarët”.
“Vendimi i kabinetit të mbrëmshëm për të ndjekur pushtimin e Rripit të Gazës do të thotë braktisje e pengjeve, duke injoruar plotësisht paralajmërimet e përsëritura nga udhëheqja ushtarake dhe vullnetin e qartë të shumicës së publikut izraelit”, thuhej në deklaratën
Më tej theksojnë se e vetmja mënyrë për t’i sjellë pengjet në shtëpi është nëpërmjet arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Mjaft më me luftë të kotë”, thuhet më tej në deklaratë.