“Po luftoja..”, deklarata e Dubois pasi u mund nga Usyk

Daniel Dubois e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e tij, Oleksandr Usyk. Ukrainasi triumfoi me nokaut ndaj Dubois, i cili tha se dha gjithçka që kishte si mundësi. “Duhet ta përgëzoj Usykun për performancën. Dhashë gjithçka që kisha. Mos ia hiqni meritat këtij njeriu. Do të kthehem!” “Unë thjesht po luftoja. Thjesht po përpiqesha të luftoja […]

“Po luftoja..”, deklarata e Dubois pasi u mund nga Usyk

Daniel Dubois e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e tij, Oleksandr Usyk.

Ukrainasi triumfoi me nokaut ndaj Dubois, i cili tha se dha gjithçka që kishte si mundësi.

“Duhet ta përgëzoj Usykun për performancën. Dhashë gjithçka që kisha. Mos ia hiqni meritat këtij njeriu. Do të kthehem!”

“Unë thjesht po luftoja. Thjesht po përpiqesha të luftoja raund pas raundi”, përfundoi Dubois.