Po punonin “në të zezë”: Arrestohen tre kosovarë
Midis 20 të ndaluarve ishin tre kosovarë të moshës 34, 40 dhe 42 vjeç që punonin ilegalisht në kantierin e ndërtimit The post Po punonin “në të zezë”: Arrestohen tre kosovarë appeared first on Albinfo.

Gjatë një inspektimi në Eschenz, policia ka kapur tre punëtorë të paligjshëm në një kantier ndërtimi. Personat në fjalë dhe punëdhënësi i tyre tani do të përballen me akuza para zyrës së prokurorit publik, transmeton albinfo.ch
Të martën në mëngjes, Policia Kantonale e Thurgaut, së bashku me Zyrën e Çështjeve Ekonomike dhe Punës si dhe Zyrën Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, kryen një inspektim të kantierit të ndërtimit në rrugën kryesore. Zyrtarët policorë kanë ndaluar me këtë rast rreth 20 persona, shkruan gazeta Schaffhauser Nachrichten.
Midis tyre ishin tre kosovarë të moshës 34, 40 dhe 42 vjeç që punonin ilegalisht në kantierin e ndërtimit. Policia i ka arrestuar ata përkohësisht personat e përmendur.
Burimi i informatës: Kantonspolizei Thurgau
The post Po punonin “në të zezë”: Arrestohen tre kosovarë appeared first on Albinfo.