Policët ia shpëtojnë jetën një personi në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë
Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë. Policia përmes një njoftimi për këtë rast thotë se, zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur. “Falë intervenimit të shpejtë […]

Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë.
Policia përmes një njoftimi për këtë rast thotë se, zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur.
“Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës”.
“Kjo dëshmon se zyrtarët policorë edhe përkundër angazhimeve dhe detyrave tjera në terren, gjenden gjithmonë aty për t’u kujdesur dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve, veprime këto të cilat tregojne efektshmërinë vepruese të zyrtarëve policorë, veprime këto të cilat vijnë edhe si rezultat i trajnimeve profesionale dhe të avancuara të realizuara edhe nga partnerët tanë strategjik siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.