Polici i Mbrojtjes së Afërt kujton Enver Zymberin: Je kudo – në çdo betim, në çdo dorë që mban pushkën me nder

Në përvjetorin e 14-të të rënies heroike në krye të detyrës, polici Enver Zymberi, përveç homazheve nga krerë të shtetit,  u kujtua edhe nga kolegët e tij. Polici i Mbrojtjes së Afërt, Haki Ismajli në llogarinë e tij ndau disa fotografi, teksa shkroi se Zymberi e dha betimin për mbrojtje të atdheut edhe me jetë.

Polici i Mbrojtjes së Afërt kujton Enver Zymberin: Je kudo – në çdo betim, në çdo dorë që mban pushkën me nder

Në përvjetorin e 14-të të rënies heroike në krye të detyrës, polici Enver Zymberi, përveç homazheve nga krerë të shtetit,  u kujtua edhe nga kolegët e tij.

Polici i Mbrojtjes së Afërt, Haki Ismajli në llogarinë e tij ndau disa fotografi, teksa shkroi se Zymberi e dha betimin për mbrojtje të atdheut edhe me jetë.

“Ti nuk je më këtu, megjithatë je kudo – në çdo betim, në çdo dorë që mban pushkën me nder, je ti, Enver…

Lavdi ty”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Enver,

Ne filluam si djem të rinj, plot ëndrra të mëdha, të veshur me uniforma që dukeshin paksa shumë të mëdha,

por me zemra që nuk kishin vend për frikë.

Në tokën e atdheut tonë, ne bëmë një betim – do ta mbronim këtë tokë, edhe nëse kjo do të thoshte të jepnim jetën tonë.

Dhe ti… ti dhe tënden.

Tani ne stërvitemi pa ty…

Fusha është e njëjtë, por zëri yt mungon.

Ti nuk je më këtu, megjithatë je kudo – në çdo betim, në çdo dorë që mban pushkën me nder, je ti, Enver…

Lavdi ty